Wednesday, 28 August 2013

Gri !!

Rruget jane lagur nga shiu mbremshem, ky qytet ka marre ngjyren gri jo nga shiu qe ra por ngaqe nuk je me ti! Sa u largove u zbehen ngjyrat ne syte e mi, gjithcka me dukej e hiret, gri! Po eci ne pllakat e tortuarit dhe ne mendje me erdhi momenti kur ecnim bashke te dy ne te njejten rruge dhe ti me thoje "Bejm kush ecen me shume ne pllakat e kuqe pa shkelur te bardhat" qesha kur pash pllakat e kuqe dhe nisa te eci pa shkelur te bardhat, njerzit me shikonin te cuditur dhe cuditerisht me interesoi shikimi tyre! Kjo gje nuk ndodhte me ty, nuk doja t'ja dija per asgje atehere! Kalova rrugen,per pak desh me plasi ne toke nje makine e zeze, brenda qendronte nje vajze, i ngula syte dhe ne fytyren e saj te imagjinova ty sikur zbrite nga makina dhe erdhe mu hodhe ne qaf duke me thene se me kishe kerkuar shume, boria e makines me beri te kthehsha ne realitet! Dola ne anen tjeter te rruges dhe po prisja urbanin, po prisja ne te njejtin stacion ku te prisja gjithmone ty qe vije me vonese! Sa vura kemben mbi urban degjova emrin tim te thirrej nga zeri yt "Shofer ndaloje urbanin" i thashe atij dhe po prisja te hypje lart ti, zgjata koken jashte por nuk ishe, per nje moment gjerat moren ngjyre pastaj serish u ben gri!

No comments:

Post a Comment