Friday, 16 August 2013

Bosh!

Thith trishtimin nga nje cigare e cila po mbaron ashtu si po mbaroj dhe une pa ty, rruga eshte njelloj si une, bosh. Shkel neper pllakat e prishura te tortuarit i cili eshte lagur nga shirat e mbremshem qe dukeshin sikur donin te permbysnin cdo gje me trishtimin qe percillnin,
- dreqin sa me dogje -"i thashe cigares qe mbaroj dhe me dogji gishtin"
Eci ngadal dhe nxjerr nje tjeter cigare duke e ndezur me shkrepsen kunjen e se ciles e hedh ne nje pellg, shhhhffff degjohet fikja e kunjes. Ndalova dhe e pash te notonte ne uje
- sa do doja te fikesha si ty -"i thash kunjes dhe vazhdova te eci"
Lokali ku qendronim bashke ishte mbyllur, afrova koken tek xhami dhe cdo gje brenda saj ishte shkaterruar, papritur u shfaqe ti me nje filxhan ne dore duke qeshur aq shume sa ulje koken tek tavolina. Buzeqesha dhe per nje moment cdo gje me dukej reale, doja te futesha brenda te perqafoja fort fort por kur perpelita syte ti nuk ishe me aty, vazhdova te eci dhe ne kete te ftohte dreqi syte filluan te lotojn lot te nxeht. I fshiva syte, thitha cigaren fortt sikur doja te mbytesha me te por nuk beri efekt doli vetem tym, pak me tutje nje cift ishte ulur ne shkallet e postes dhe po putheshin.
- te dua dashuri -"i tha ajo"
- dhe une te dua ty -"belbezoi ai duke u puthur serish"
Serish mu kujtove ti qe me perqafoje dhe me pyesje sa me do dhe une te pergjigjesha universin e mban brenda dashuria qe ndjej per ty ti ndaloje se qeshuri me shikoje me syte e tu te zinj sketerr dhe me puthje sikur doje te me perpije. Ktheva rruge, nuk doja ti shqetesoja te dashuruarit me erdhi keq, ecja ngadal neper rrugicen e lagjes derisa u futa ne shtepi ku ndeza dhe nje cigare tjeter, helm u bera helm i teri jo nga cigaret por nga kujtimet qe me vrisnin shpirtin.

1 comment: