Te flasesh per femrat nuk eshte aq e lehte, sepse duhet te kuptosh boten e tyre, e cila eshte nje bote ndryshe nga kjo qe ne jetojme, por mund te them si i shoh femrat. Te bukura? Jo, nese i quan te bukura eshte njesoj si te quash universin "Dicka", jane mrekulli, ndoshta e vetmja gje e mire dhe e magjishme qe ka mbetur mbi toke.
Me duket sikur ne toke me pare ka pas qene parajsa dhe kur ajo u shua, mbi dhe mbeten engjejt qe ishin ne te, femrat.
Ne pamje te pare duken te dobta, te brishta si nje cope xhami kur e mban ne duar, por kur thyen behen teper te mprehta, sidomos kur thyhen disa here. Behen te forta, aq sa nuk ka mashkull t'i bej te perulen me, pervec djalit te tyre.
Por sado te egra mund te behen, brenda ne shpirt mbeten te buta dhe te bukura.
Nuk po flas per bukurine fizike, per format epshndjellese, per menyren si te bejne t'i deshirosh nga bukuria qe kane, e kam fjalen per femrat si qenie, per shpirtin e tyre. Natyra e ka bere qe ta respektojne, cdo kafshe e respekton dhe e mbron femren e tij, ndryshe ndodh tek njerezit, kur ne shume raste dhunohen dhe shkelen me te dyja kembet. Femra eshte jete, eshte nje lule ne mes te ferrit, nje zjarr ne mes te akullit, dashuri ne mes te urrejtjes.
Thursday, 22 May 2014
Femrat!
Tuesday, 20 May 2014
Rruges per ne Paris
Ne makine, ajo edhe une, te dy ne nje rruge drejt Parisit. Doren ma mban shtrenguar dhe gjysem shtrire kthyer nga une ne sendilje qendron. Veshtrimi i thelle dhe i perlotur tregon lumturine qe qenia e shpirtit po i perjeton, buzeqesh aq embel, si nje femije kur nje cokollate ja tregon, si nje femije kur faqet i shkojne vesh me vesh.
Ecim. Rruga eshte e gjate, ne dukje te pare e lodhshme, por e bukur sepse ajo eshte aty, e qeshur, duke fjetur, e perhumbur kushedi ne c'endrra...
Eshte nate, dritat e qytetit kalojne me shpejtesi dhe eshte kaq bukur, si nje bote plot me xixellonja te medha.
Ajo zgjohet, ferkon syte me duart e saj delikate dhe pastaj, e pergjumur kthehet nga une, me shikon dhe buzeqesh serish si per te treguar qe eshte teper e lumtur.
Kemi ndaluar diku ne nje rrugice te mbuluar nga pemet, perballe nesh shtrihet nje lendine e gjate dhe e gjere e mbuluar nga lule dhe xixellonja qe ndizen dhe fiken, duke i dhene ngjyre dhe drite atij peisazhi. Kam vendosur koken ne kofshet e saj te zhveshura dhe po pi nje cigare, sapo bem dashuri ne makine dhe ishte aq bukur, me bukur se kurre ndonjehere. Ajo po me ledhaton floket dhe me ze te ulet po me kendon nje kenge, nje kenge qe e degjojme sa here jemi bashke. Gishtat e saj futen neper floket e mi dhe percojne nje ndienje qetesie, nje ndienje paqe. E dua, them me vete, e dua kaq shume kete njeri. Pastaj ajo me vendos buzet e saj te nxehta mbi ball dhe vazhdon te kendoje nenze.
Kur hap syte shoh se po udhetojme, ajo po nget makinen dhe me buzeqesh serish kur e shikoj, e ben gjithmone kete gje, buzeqesh, ndoshta e di qe dashurohem me te sa here buzeqesh ndaj e ben, kur me buzeqesh kuptoj se jam skllav i saj, se me ka marr zemren peng dhe do vdisja po te largohesha nga ajo.
Vazhdon akoma te kendoj dhe tund koken duke hedhur floket sa ne nje sup ne tjetrin. Duket e lumtur sepse kulla po duket, po afrohemi me Paris.
Eshte mbremje, jashte po bie shi ndersa ne jemi brenda ne makine. Ajo eshte mbeshtetur tek une dhe po shikon xhami qe laget nga shiu. Ne nje moment dikush ndalon me motorr dhe futet ne dyqanin perballe nesh. Ajo me shikon ne nje menyre djallzore dhe pastaj shpejton per te dal jashte nga makina, nuk ishte hera e pare qe benim kete gje, ajo donte te ishte shoferja por une arrita para saj tek motorri i cili ishte ndezur. Hidhet mbrapa dhe dalim ne rruge duke ecur me shpejtesi. Shiu perplaset fort mbi ne. Trupi fillon te qullet dhe te ndjej ftohte. Ajo ngre duart larte dhe me therret ne emer duke me thene se me do sa cdo pike shiu qe po bie, pastaj me hedh duart ne qaf dhe me puth neper faqe.
Jemi duke ecur ne kembe, ne mes te shiut, benzina mbaroi dhe jemi shume larg makines. Rruga eshte bosh, jemi vetem ne te dy, kembe zbathur dhe kapur perdore, ajo kthen koken nga une dhe me buzeqesh dhe me thote se ishte bukur. Me pas futemi ne makine dhe bejme serish dashuri, ashtu te lagur.
Eshte mengjes, sa hap syte shikoj fytyren e saj ngjitur me timen, po fle akoma. E shikoj dhe dashurohem serish me te, ne nje tjeter menyre, me te cmendur, me te bukur dhe me te embel.
Jemi ne majen me te larte te kulles dhe ajo po buzeqesh, po ashtu edhe une, jo sepse jam ne Paris, por sepse jam me ate, buzeqesh sepse ndjej shpirtin te mbushur me lumturi aq sa me del nga syte, pastaj e shikoj, me shikon, i buzeqesh, me buzeqesh dhe kuptoj se dashuria eshte ajo.
L.C