Friday, 6 September 2013

Bora e pare!

Ishte ftohte dhe bora kishte veshur me bardhesine e saj cdo gje, floket e saj perkedhelnin ngadale ajrin dhe binin mbi boren e vjeter! Nga xhami po shikoja bardhesine nuserore te debores, ne mendje me erdhe ti, te imagjinova te qeshur duke vrapuar jashte, ne duar mbaje nje top te bardhe dhe me gjemoje mua per te me gjuajtur! Buzeqesha, pash veten time tek reflektimi xhamit dhe buzeqeshja me iku nga fytyra, u bera i ftohte, me i ftohte se bora jashte! Kuptova sesa bosh isha pa ty dhe sesi ditet e lumtura tashme kishin ikur larg me vjeshten me te cilen ike dhe ti! Ben ftohte dhe zjarri nuk me ngroh, ti mungon me ngrohtesine e perqafimeve dhe une trishtohem sepse dimri sapo ka nisur dhe do jete i gjate pa ty!

No comments:

Post a Comment