Tuesday, 13 August 2013

Qytet i zbrazur

Asgje nuk eshte me e njejte pa ty, muzika ka filluar te me stresoj te pakten shumica e kengeve. Rruget duken pa gjalleri dhe pse ka plot njerez qe ecin duke buzeqeshur dhe jam i sigurte qe shumica prej tyre shtiren sikur jane te lumtur sepse brenda vetes po u shpifet dhe ajo buzeqeshja pa ndjenje qe kane. Cifte qe puthen aty ku qendronim ne me pare, ndoshta na kane shikuar ne dikur dhe e kane kthyer kete vend ne nje strehe per te fshehur puthjet e tyre nga syte kureshtare. Diku me tutje eshte nje shitese, eshte ajo ku ne blinim gjithmone akullore dhe gjate rruges te puthja tek mjekra sepse behej pis me akullore. Nisa te buzeqesh dhe une kur mu kujtua kjo gje por ndryshe nga te tjeret po buzeqeshja vertet derisa syte me rane tek nje xham lokali, pash nje djale te veshur trashe dhe me kapuc ne koke qe po buzeqeshte, pastaj u be i serte si nje copez akulli, kuptova se isha une por une nuk isha keshtu, te pakten atehere kur isha me ty, ndersa tani jam, akull jam, po te me prekenin do i flisja aq ftohte sa ti ngrija me fjalet e mija. Dreq dimri qe ben ne kete jeten time, po ti ku je ? Ndoshta ne ndonje shtrat me dike tjeter apo duke i dhene gji femijes tend te pare qe bashke e kishim imagjinuar Djale bjond me sy bojeqielli, ngjyra qe me pelqente mua sepse me kujtonte qiellin pa re por per dreq asnje nuk pergjigjet per kete gje, askush nuk me tregon ku je dhe keshtu mbytem serish ne jeten time mbuluar plot re.

No comments:

Post a Comment