Dera u mbyll dhe takat e saj degjova te trokisnin teksa largohej, tak, tak, tak, vrisnin me cdo trokitje sepse ajo largohej cdo hap e me shume. Zhurma tyre sa vinte dhe zbehej, hapa deren, qetesia mbreteronte, asnje zhurme trokitje, asnje zhurme takash. Zemren ma pushtoi nje afsh djeges i cili po me merrte frymen, mendova mos kisha pertypur zjarr por jo ishte shija e nje dashurie te humbur.
No comments:
Post a Comment