Sunday, 15 September 2013

Flete ditari

Eshte nate dhe bie shi, nje cigare mbaj mes gishtave dhe tymi saj me bie ne fytyre! E cuditshme! Une e urrej cigaren por sonte bashke me alkolin eshte shoqeria ime e vetme! Ne celular kam pak bateri dhe ate pak po e harxhoj duke degjuar kengen tone, shiu troket fort ne xham dhe melodia e tij perzihet me melodine e kenges duke rikthyer mbrapa shume kujtime! Drita nuk ka, nen driten e nje qiriu qe pak nga pak shuhet po shkruaj ne nje leter te bardhe keto fjale dhe nuk e di pse po i shkruaj sepse une e kam bindur veten se te kam harruar dhe cdo gje ka marre fund por duhej nje nate si kjo me shi dhe stuhi per te kuptuar qe e kam gabim! Ti nuk mund te vdesesh kurre brenda meje, ti je aty dhe mbreteron ne zemren time si nje mbretereshe e pavdekshme, mbreteron ti, dashuri e pamundur!!! Dreqin, te urrej e di ? Te urrej aq shume qe te dua kaq shume ne kete menyre, ne kete menyre te cmendur dhe egoiste, po po egoiste, e tille eshte dashuria qe kam per ty sepse dua te kem vetem per vete nuk dua te ndaj me askend ashtu si jeta nuk do qe te ndaj ty me mua por te mban larg meje ne cdo menyre. Ti je larg, ndoshta tani qe une po shkruaj kete leter ti po qesh ne krahet e dikujt tjeter, ndoshta po e puth me buzet e tua te bukura. Vetem mendimi me dhemb, vetem kur te imagjinoj te qeshesh ne krahet e tij shpirti me dhemb shume, behet copash ashtu si nje gote kur bie ne cimento, cifla cifla te vogla qe po ti shkelesh dhembin por pastaj qetesohem kur mendoj se ndoshta tani ti po qendron para xhamit dritares sheh shiun qe bie dhe mbi xham me gisht shkruan emrin tim, nje lot te rreshket nga syri dhe me gisht e largon! Ose ndoshta je shtrire dhe po qan, po mekesh duke qare dhe do doren time te perkedheli floket, do krahet e mi te shtrengojne fort dhe koken ta vesh ne gjoks, ndoshta ku i dihet, ndoshta. Qesh dhe goten e kthej per te disaten here, shikimi po me turbullohet dhe shkronjat po i shkruaj shtrember se dora po me dridhet! Kisha degjuar se alkoli te ben te harrosh, e kisha provuar me pare por nuk ishte ashtu dhe pse e dija qe nuk te ndihmon aspak serish po e pi me shpresen se do harroj. Cigaria eshte mbaruar dhe mbi tavull ka mbetur bishti dhe hiri saj, eshte djegur e tera dhe per dreq dy here e thitha, e ndeza nje tjeter dhe e vura serish ne tavull, tani po me vjen te qesh dhe pse po qaj, alkoli po ben punen e vet por eshte e kot shpirti serish dhemb, perpelitet nga dhimbja si peshku kur e nxjerrin nga uji. Shkenca eshte kot fare kane nxjerre ilace per shume semundje dhe per shume dhimbje por per shpirtin asnje ilac, por une e di, e di qe dhe sikur te shpiknin nje ilac te tille nuk do me bente efekt sepse ilaci vetem qe me sheron je ti, prania jote, buzeqeshja, perqafimet madje dhe grindjet tona! Ndonjehere mendoj se nuk po jetoj por jam ne ferr dhe po paguaj mekatet e botes ku isha gjalle, ndoshta jam i vdekur dhe jam ne ferr por nese jam ne ferr pse duhet te jem i lumtur kur ti je afer meje, pse ? Ne ferr nuk ka lumturi! Perfundimi sado qe te pi dhemb njesoj dhe kujtimet kthehen me shume kur qenke i dehur! Shkrimin tim nuk po e kuptoj por di qe po shkruaj dicka per ty, pi helm, thith helm, keshtu qenka jeta pa ty!

No comments:

Post a Comment