Te flasesh per femrat nuk eshte aq e lehte, sepse duhet te kuptosh boten e tyre, e cila eshte nje bote ndryshe nga kjo qe ne jetojme, por mund te them si i shoh femrat. Te bukura? Jo, nese i quan te bukura eshte njesoj si te quash universin "Dicka", jane mrekulli, ndoshta e vetmja gje e mire dhe e magjishme qe ka mbetur mbi toke.
Me duket sikur ne toke me pare ka pas qene parajsa dhe kur ajo u shua, mbi dhe mbeten engjejt qe ishin ne te, femrat.
Ne pamje te pare duken te dobta, te brishta si nje cope xhami kur e mban ne duar, por kur thyen behen teper te mprehta, sidomos kur thyhen disa here. Behen te forta, aq sa nuk ka mashkull t'i bej te perulen me, pervec djalit te tyre.
Por sado te egra mund te behen, brenda ne shpirt mbeten te buta dhe te bukura.
Nuk po flas per bukurine fizike, per format epshndjellese, per menyren si te bejne t'i deshirosh nga bukuria qe kane, e kam fjalen per femrat si qenie, per shpirtin e tyre. Natyra e ka bere qe ta respektojne, cdo kafshe e respekton dhe e mbron femren e tij, ndryshe ndodh tek njerezit, kur ne shume raste dhunohen dhe shkelen me te dyja kembet. Femra eshte jete, eshte nje lule ne mes te ferrit, nje zjarr ne mes te akullit, dashuri ne mes te urrejtjes.
Thursday, 22 May 2014
Femrat!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment