Tuesday, 1 April 2014

Si shiu

Ndihesha si qielli, si ajo dite me shi, si rruget e atij qyteti, i lagur ne lot, por i fshehur nen mantelin e shiut.

Arome mimozash

E di cfare do te doja me teper?
Te ishim bashke, me gishtat gershetuar, shikimin e perqendruar ne syte e njeri tjetrit, ngjyra jeshile e syve te tu te shkrihej me ate kaf te syve te mi, do ishte ngjyra e dashurise.
Te ishim ulur poshte nje Mimoze dhe perballe nesh te shtrihej nje lendine e gjate, e mbushur plote me lulkuqe dhe tullumbaca mendafshi. Nje ere e lehte te na perkedhelte fytyren, t'i merrte floket e tu dhe te luante me to, ndersa une te shikoja fytyren tende e cila do ndihej ne paqe, sikur po ecte zbathur ne qiell.
Me pas kur te hapje syte, do ngjeshja buzet e mia tek buzet e tua te trendafilta dhe, do te puthja fort, shume fort, do te puthja e do te puthja papushim, shume gjate... Me pas do te shtrengoja doren dhe do vrapoja me ty neper lendine, duke shkelur barin e njome e te lagur nga vesa. Dhe mbasi te kishim vrapuar deri ne marrje fryme, do shtriheshim mbi bar, mbi lulkuqe dhe do lozja petalet e tyre duke perdhelur fytyren tende, me beso do ishte bukur, si per ty edhe per mua, por me teper do ishte per lulkuqet, sepse do te kishin prane ty, lulen me te bukur mbi dhe.

(L.C)

Friday, 28 March 2014

Endrra te grisura

Disa njerez nuk do mund t'i urresh dot kurre edhe pse te kane lenduar me shume se cdokush ne jete, do i shohesh gjithmone me buzeqeshje, pa inat, pa urrejtej, pa hatermbetje, do i urosh gjithmone te miren edhe pse jo prane teje, do ja urosh te gjithe te mirat e botes edhe pse te shkelen dashurine.
Disa njerez nuk do mund t'i urresh dot, per faktin se dashuria ta ka mbushur zemren aq shume sa nuk ka vend per urrejtje.

Sunday, 15 September 2013

Flete ditari

Eshte nate dhe bie shi, nje cigare mbaj mes gishtave dhe tymi saj me bie ne fytyre! E cuditshme! Une e urrej cigaren por sonte bashke me alkolin eshte shoqeria ime e vetme! Ne celular kam pak bateri dhe ate pak po e harxhoj duke degjuar kengen tone, shiu troket fort ne xham dhe melodia e tij perzihet me melodine e kenges duke rikthyer mbrapa shume kujtime! Drita nuk ka, nen driten e nje qiriu qe pak nga pak shuhet po shkruaj ne nje leter te bardhe keto fjale dhe nuk e di pse po i shkruaj sepse une e kam bindur veten se te kam harruar dhe cdo gje ka marre fund por duhej nje nate si kjo me shi dhe stuhi per te kuptuar qe e kam gabim! Ti nuk mund te vdesesh kurre brenda meje, ti je aty dhe mbreteron ne zemren time si nje mbretereshe e pavdekshme, mbreteron ti, dashuri e pamundur!!! Dreqin, te urrej e di ? Te urrej aq shume qe te dua kaq shume ne kete menyre, ne kete menyre te cmendur dhe egoiste, po po egoiste, e tille eshte dashuria qe kam per ty sepse dua te kem vetem per vete nuk dua te ndaj me askend ashtu si jeta nuk do qe te ndaj ty me mua por te mban larg meje ne cdo menyre. Ti je larg, ndoshta tani qe une po shkruaj kete leter ti po qesh ne krahet e dikujt tjeter, ndoshta po e puth me buzet e tua te bukura. Vetem mendimi me dhemb, vetem kur te imagjinoj te qeshesh ne krahet e tij shpirti me dhemb shume, behet copash ashtu si nje gote kur bie ne cimento, cifla cifla te vogla qe po ti shkelesh dhembin por pastaj qetesohem kur mendoj se ndoshta tani ti po qendron para xhamit dritares sheh shiun qe bie dhe mbi xham me gisht shkruan emrin tim, nje lot te rreshket nga syri dhe me gisht e largon! Ose ndoshta je shtrire dhe po qan, po mekesh duke qare dhe do doren time te perkedheli floket, do krahet e mi te shtrengojne fort dhe koken ta vesh ne gjoks, ndoshta ku i dihet, ndoshta. Qesh dhe goten e kthej per te disaten here, shikimi po me turbullohet dhe shkronjat po i shkruaj shtrember se dora po me dridhet! Kisha degjuar se alkoli te ben te harrosh, e kisha provuar me pare por nuk ishte ashtu dhe pse e dija qe nuk te ndihmon aspak serish po e pi me shpresen se do harroj. Cigaria eshte mbaruar dhe mbi tavull ka mbetur bishti dhe hiri saj, eshte djegur e tera dhe per dreq dy here e thitha, e ndeza nje tjeter dhe e vura serish ne tavull, tani po me vjen te qesh dhe pse po qaj, alkoli po ben punen e vet por eshte e kot shpirti serish dhemb, perpelitet nga dhimbja si peshku kur e nxjerrin nga uji. Shkenca eshte kot fare kane nxjerre ilace per shume semundje dhe per shume dhimbje por per shpirtin asnje ilac, por une e di, e di qe dhe sikur te shpiknin nje ilac te tille nuk do me bente efekt sepse ilaci vetem qe me sheron je ti, prania jote, buzeqeshja, perqafimet madje dhe grindjet tona! Ndonjehere mendoj se nuk po jetoj por jam ne ferr dhe po paguaj mekatet e botes ku isha gjalle, ndoshta jam i vdekur dhe jam ne ferr por nese jam ne ferr pse duhet te jem i lumtur kur ti je afer meje, pse ? Ne ferr nuk ka lumturi! Perfundimi sado qe te pi dhemb njesoj dhe kujtimet kthehen me shume kur qenke i dehur! Shkrimin tim nuk po e kuptoj por di qe po shkruaj dicka per ty, pi helm, thith helm, keshtu qenka jeta pa ty!

Friday, 6 September 2013

Bora e pare!

Ishte ftohte dhe bora kishte veshur me bardhesine e saj cdo gje, floket e saj perkedhelnin ngadale ajrin dhe binin mbi boren e vjeter! Nga xhami po shikoja bardhesine nuserore te debores, ne mendje me erdhe ti, te imagjinova te qeshur duke vrapuar jashte, ne duar mbaje nje top te bardhe dhe me gjemoje mua per te me gjuajtur! Buzeqesha, pash veten time tek reflektimi xhamit dhe buzeqeshja me iku nga fytyra, u bera i ftohte, me i ftohte se bora jashte! Kuptova sesa bosh isha pa ty dhe sesi ditet e lumtura tashme kishin ikur larg me vjeshten me te cilen ike dhe ti! Ben ftohte dhe zjarri nuk me ngroh, ti mungon me ngrohtesine e perqafimeve dhe une trishtohem sepse dimri sapo ka nisur dhe do jete i gjate pa ty!

Wednesday, 28 August 2013

Gri !!

Rruget jane lagur nga shiu mbremshem, ky qytet ka marre ngjyren gri jo nga shiu qe ra por ngaqe nuk je me ti! Sa u largove u zbehen ngjyrat ne syte e mi, gjithcka me dukej e hiret, gri! Po eci ne pllakat e tortuarit dhe ne mendje me erdhi momenti kur ecnim bashke te dy ne te njejten rruge dhe ti me thoje "Bejm kush ecen me shume ne pllakat e kuqe pa shkelur te bardhat" qesha kur pash pllakat e kuqe dhe nisa te eci pa shkelur te bardhat, njerzit me shikonin te cuditur dhe cuditerisht me interesoi shikimi tyre! Kjo gje nuk ndodhte me ty, nuk doja t'ja dija per asgje atehere! Kalova rrugen,per pak desh me plasi ne toke nje makine e zeze, brenda qendronte nje vajze, i ngula syte dhe ne fytyren e saj te imagjinova ty sikur zbrite nga makina dhe erdhe mu hodhe ne qaf duke me thene se me kishe kerkuar shume, boria e makines me beri te kthehsha ne realitet! Dola ne anen tjeter te rruges dhe po prisja urbanin, po prisja ne te njejtin stacion ku te prisja gjithmone ty qe vije me vonese! Sa vura kemben mbi urban degjova emrin tim te thirrej nga zeri yt "Shofer ndaloje urbanin" i thashe atij dhe po prisja te hypje lart ti, zgjata koken jashte por nuk ishe, per nje moment gjerat moren ngjyre pastaj serish u ben gri!

Friday, 16 August 2013

Ne te dy

Ne.. Ne duhemi
Ne therrasim, cirremi.
Bertasim, perqafohemi.
Ne.. heqim dore, largohemi
Na merr malli rikthehemi
Ne.. Puthemi, kafshohemi
Ne.. dy te dashur qe dashurohemi,
Ne.. sado te zihemi sado te therrasim
Sado te largohemi te bertasim
Ne.. njeri tjetrit gjithmone i perkasim.