E di cfare do te doja me teper?
Te ishim bashke, me gishtat gershetuar, shikimin e perqendruar ne syte e njeri tjetrit, ngjyra jeshile e syve te tu te shkrihej me ate kaf te syve te mi, do ishte ngjyra e dashurise.
Te ishim ulur poshte nje Mimoze dhe perballe nesh te shtrihej nje lendine e gjate, e mbushur plote me lulkuqe dhe tullumbaca mendafshi. Nje ere e lehte te na perkedhelte fytyren, t'i merrte floket e tu dhe te luante me to, ndersa une te shikoja fytyren tende e cila do ndihej ne paqe, sikur po ecte zbathur ne qiell.
Me pas kur te hapje syte, do ngjeshja buzet e mia tek buzet e tua te trendafilta dhe, do te puthja fort, shume fort, do te puthja e do te puthja papushim, shume gjate... Me pas do te shtrengoja doren dhe do vrapoja me ty neper lendine, duke shkelur barin e njome e te lagur nga vesa. Dhe mbasi te kishim vrapuar deri ne marrje fryme, do shtriheshim mbi bar, mbi lulkuqe dhe do lozja petalet e tyre duke perdhelur fytyren tende, me beso do ishte bukur, si per ty edhe per mua, por me teper do ishte per lulkuqet, sepse do te kishin prane ty, lulen me te bukur mbi dhe.
(L.C)
No comments:
Post a Comment